Ylli i Bayern Munichut, Kingsley Coman, ka thënë se mund të pensionohet para kohe nëse i duhet t’i nënshtrohet sërish ndonjë operimi në nyjë të këmbës.
22-vjeçari deri tash është operuar dy herë dhe për këtë arsye mungoi gjatë, por edhe në Kampionatin Botëror me Francën gjatë verës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk do të hyja në një operim të tretë. Kam pasur mjaft”, ka thënë ai për “TF1”.
“Nëse këmba ime nuk përshtatet me këtë jetë, nënkupton se më duhet diçka tjetër. Ishte vit i vështirë. Shpresoj të mos përjetoj më ato që kam kaluar. Nëse ndodh, nënkupton që s’jam për këtë nivel”, ka thënë më tej ai.