Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Coman paralajmëron largimin nga Franca pas Kupës së Botës

Kingsley Coman

Sulmuesi i krahut, Kingsley Coman ka paralajmëruar se turneu i Katarit mund të jetë Kupa e parë e Botës dhe e fundit për shkak të problemeve të shpeshta fizike.

Futbollisti i Bayernit mungoi në Botërorin e mbajtur para katër vjetësh në Rusi dhe tani është ftuar për turneun e Katarit që nis të dielën.

Për 26-vjeçarin, kjo është hera e parë që do të paraqitet në Kupën e Botës. Ai ishte pjesë e Francës në Evropianin 2016, në të cilin u mposht në finale nga Portugalia.

Coman ka debutuar me Francën në vitin 2015 dhe deri më tani ka 39 paraqitje.

“Ky është Botërori im i parë dhe ndoshta i fundit. E them këtë për shkak se nuk besoj që pas katër vjetësh do të jem në gjendje të mirë fizike”, ka pranuar Coman.