Rexhbeçaj, kosovari i radhës që mund të joshet nga Gjermania Foto: Ilustrim

Rexhbeçaj, kosovari i radhës që mund të joshet nga Gjermania

06 dhjetor 2018 09:40

Mesfushori kosovar i Wolfsburgut, Elvis Rexhbeçaj, nuk ka luajtur për asnjë grupmoshë të asnjë shteti. Ka kohë që drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) po mundohen ta bindin të përfaqësojë Kosovën.

Por lojtari që po kërkohet me ngulm nga "dardanët" mund të ftohet së shpejti nga Shpresat (U21) e Gjermanisë, shkruan sot Koha Ditore.

Trajneri i përfaqësueses U21 të Gjermanisë, Stefan Kuntz ka qenë i pranishëm të dielën në Frankufrt për ta parë ndeshjen e Eintracht Frankufrit kundër Wolfsburgut. Ndeshjen e së dielës në Bundesligë e fitoi Wolfsburgu 2:1.

Rexhbeçaj 21-vjeçar asistoi në golin e dytë që doli të ishte edhe i fitores.

Mediumet në Gjermani njoftuan se ai i ka rënë në sy për të mirë trajnerit të Gjermanisë....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme