Sport

Tmusiqi i bashkohet Kosovës në Gjevgjeli

Mikaile Tmusiq të shtunën është bashkuar me Përfaqësuesen e Kosovës në Gjevgjeli, një ditë para ndeshjes me Maqedoninë, e cila zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:45, bën të ditur FBK-ja.

Për Tmusiqin kjo do të jetë ndeshja e tretë që paraqitet me fanellën e Kosovës, por që dy ndeshjet e mëparshme ai ka luajtur si lojtar i huaj, derisa së fundi Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka arritur që të dokumentoj në FIBA se Tmusiqi mund të luaj si kosovar, transmeton Koha.net.

Ai pati luajtur në duelet kundër Hungarisë dhe Polonisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Kina 2019” që janë luajtur në fund të qershorit dhe fillim të gushtit në Prishtinë.

Tmusiqi pritet që të ndihmojë Kosovën në ndeshje me Maqedoninë për të arritur deri te fitorja e parë në kuadër të Grupit B të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Së fundi Kosova është mundur nga Rumania në Oradea, të enjten me rezultat 88:83.