Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kryeziu me supergola shpëton Zurichun nga humbja

Hekuran Kryeziu me dy supergola dhe Benjamin Kololli me golin nga penaltia, kanë shpëtuar Zurichun nga humbja prej Xamaxit.

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës realizoi dy gola të bukur nga distanca, para se Kololli të barazonte rezultatin në 3 me 3.

Kryeziu me dy gola u përkujdes që të barazonte rezultatin në 2 me 2. Xamaxi i Albenit Xhemajlit realizoi për 3 me 2 ndërsa mbrojtësi në top-formë i Kosovës, Kololli realizoi nga penaltia për ta shpëtuar ekipin e tij.