Ryan Giggsi ka kritikuar ashpër ekipin e tij që “mendonte se mund të fitonte” ndeshjen që e humbi 1 me 0 nga Shqipëria të martën mbrëma.
Goli i Bekim Balajt ishte i mjaftueshëm që Shqipëria të siguronte fitore ndërsa Uellsi e mbylli vitin me dy humbje të njëpasnjëshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas ndeshjes, Giggsi ka pranuar se lojtarët e tij nuk kishin përqendrimin e mjaftueshëm për të fituar ndeshjen.
“Performanca nuk ishte e mjaftueshme dhe rezultati ishte i merituar. E kontrolluam pjesën e parë dhe menduam se do të jetë e lehtë. Është dashur ta fitojmë ndeshjen, ishim në kontroll të plotë”, ka thënë Giggsi.
“Sot lejuam humbjen. Ishim në disavantazh dhe nuk luajtëm ndeshjen tonë. Menduam se mund të fitonim dhe do të shfaqej dikush për të na larguar nga problemet”, ka thënë veç të tjerash ai.