Sport

De Biasi mbron Panuccin

Ish-përzgjedhësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, ka mbrojtur përzgjedhësin aktual, Christian Panucci, pas rezultateve të dobëta me kuqezinjtë.

Pas humbjes turpëruese nga Skocia, 0 me 4 në shtëpi, po kërkohet dorëheqja e Panuccit, por De Biasi ka arsyetuar rezultatin e dobët nga bashkëkombësi i tij.