KB Bashkimi ka shënuar fitore me dhjetë pikë diferencë ndaj KB Rahovecit në “Sezai Surroi”.
Klubi nga Prizreni shënoi fitore me rezultat 103-93, transmeton Koha.net.
Jordan Capps ishte i jashtëzakonshëm në takimin e sotëm për Bashkimin duke shënuar 40 pikë, pati 7 kërcime e 4 asistime.
Kurse te Rahoveci më i miri ishte Deshon Minnis me 27 pikë, 5 kërcime e 6 asistime.