Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka dhënë detaje për shitjen e biletave për ndeshjen e fundit të Kosovës në Ligën e Kombeve.
Më 20 nëntor, Kosova luan me Azerbajxhanin në shtëpi ndeshjen e fundit të Grupit 3, që njëkohësisht vendos edhe për fituesin e grupit. Nga kjo ndeshje do të nisë edhe shërbimi online, për herë të parë, pas shumë problemeve që përcollën ndeshjet e shkuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka treguar se shitja e biletave është dashur të jetë gati në platformën e krijuar së fundmi qysh sonte. Ai ka treguar në Express Intervistën në KTV se një person ka të drejtë të blejë tri bileta me një kartelë krediti.
“Biletat nuk personalizohen. Me një kartelë krediti mund të blejë vetëm tri. E kemi kufizuar. Shpresojmë të mos ketë keqpërdorime”, ka thënë ai.
Ka shtuar se Kosova duhet sa më shpejtë të bëjë një stadium më të madh se ai “Fadil Vokrri” në mënyrë që të kënaqë të gjithë adhuruesit e futbollit.
Sipas Salihut, edhe po të kishte kapacitet 50 mijë ulësesh, stadiumi i Kosovës do të mbushej gjithmonë kur luan Përfaqësuesja.