Sport

FFK-ja konfirmon se si duhet të blini biletat online

Pas problemeve në shitjen e biletave në ndeshjet e më hershme, kur kishte pasur keqpërdorime mjaft të mëdha FFK-ja ka vendosur që biletat tani e tutje të shiten online.

FFK-ja bën të ditur se për të blerë bileta duhet të përdoret platforma - www.tiks.app, transmeton Koha.net.

Kosova, e cila është lidere e Grupit të 3-të në Ligën D, më 17 nëntor do të jetë mysafire e Maltës, ndërsa me 20 nëntor do të jetë nikoqire e Azerbajxhanit, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Më poshtë mund ta shikoni videon se si mund të blini bileta për ta shikuar Kosovën, e detajet e tjera FFK-ja thotë se do t’i bëjë të ditura me kohë.