Sport

Dani Alves dëshiron të luajë në Premier Ligë

Mbrojtësi brazilian është pjesë e Paris Saint-Germain.

Dani Alves ka luajtur deri më tani në La Liga, Serie A dhe aktualisht është në Ligue 1 të Francës.

Ish-futbollisti i Barcelonës nuk e fsheh dëshirën që një ditë të luajë edhe në Premier Ligë, ndonëse ka pasur rastin të transferohej te Manchester City por e kishte refuzuar ofertën e Pep Guardiolas para dy vitesh.

“Nuk e paramendoj që ta përfundoj karrierën pa luajtur edhe në Premier Ligë”, ka thënë braziliani, transmeton ksp.

“Padyshim se në Angli luhet futbolli më spektakular. Fillimisht duhet cekur respektin që kanë tifozët për lojtarët, kurse më pas vjen edhe pasioni i shfaqur në fushë”, shtoi ai.

“Do të gjej një mënyrë që të transferohem në Premier Ligë”, ka deklaruar Alves.