Xhudistet kosovare të udhëhequra nga trajneri Driton Kuka po vazhdojnë të shkëlqejnë në garat e rëndësishme të xhudos, duke përfaqësuar vendin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Së fundmi në Grand Prixin e Tashkentit në Uzbekistan xhudistet kosovare kanë rrëmbyer tri medalje të arta dhe një të argjendtë, duke e vendosur kështu Kosovën në vendin e parë në renditjen e shteteve për medalje.
Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, e Loriana Kuka rrëmbyen të artën në këtë garë, derisa të argjendtën e mori Nora Gjakova.
Kosova ka lënë prapa shtetet si Azerbajxhani, Gjermania, e Rusia.
“Foto që nuk do shumë koment. Kosova përfundon e para të tjerat pas saj në Grand Prix të xhudos në Uzbekistan”, ka shkruar Federata e Xhudos në Facebook, duke shtuar edhe foton e renditjes së shteteve.
