Yjet e xhudos, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka janë kthyer në Kosovë me medaljet e fituara nga turneu në Uzbekistan.
Nga Grand Prixi në Tashkent, Kelmendi, Krasniqi e Kuka u kthyen me të arta, teksa Gjakova fitoi të argjendtën.
Në konferencën për media në Aeroportin e Prishtinës, Driton Kuka trajner i Kosovës në xhudo ka thënë se ka marrë premtime se xhudoja do të jetë pjesë e shkollave në kuadër të programit të rinisë.
Për rezultatet në Tashkent, garueset janë shprehur tejet krenare që arritën të hyjnë në podium si të parat. Janë shprehur krenare që kanë fituar pikë olimpike.
Artikuj të ngjashëm
-
Xhudistet vendosin Kosovën në piedestal në Grand Prixin e Uzbekistanit
-
Kosova “ngrihet në qiell” me lëvdata pas suksesit në Uzbekistan
-
18 vjet shtet - xhudistët e Kosovës, të pakrahasueshëm
-
Xhudistët sjellin medaljet evropiane, bëhen gati për ato olimpike
-
Kuka kujton të arriturat në Tokio, synon medalje edhe në Paris