Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atalanta ndërpret formën e mirë të Interit në Serie A, shënon Gjimshiti

Atalanta ka ndërprerë formën e mirë të Interit në Serie A duke e mposhtur pas shtatë fitoreve rresht.

Skuadra e Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit fitoi 4 me 1, me mbrojtësin shqiptar që realizoi golin e tretë për Atalantan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hateboer hapi serinë e golave për Atalantan në minutën e nëntë. Mauro Icardi realizoi me të nisë pjesa e dytë, ndërsa Mancini, Gjimshiti dhe në fund Alejandro Gomez shënuan për të kthyer epërsinë dhe për t’ia siguruar tri pikët e radhës Atalantas.

Në tabelë Interi është i treti me 25 pikë, tri më pak se Napoli dhe gjashtë më pak se lideri Juventus. Atalanta është e gjashta me 18 pikë.