Disa kritere janë propozuar të shtohen, disa të hiqen e disa të korrektohen në Rregulloren për kategorizimin e sporteve për vitin 2019.
Gjithë ky intervenim, që pritet të finalizohet për pak javë, bën që kriteret në tërësi të Rregullores të zbuten, të jenë më të arritshme për federatat, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZbutja e kritereve është bërë pas mospajtimeve nga federatat e sporteve kolektive. Këto federata, ku bëjnë pjesë ajo e futbollit, basketbollit, hendbollit dhe volejbollit, i vlerësuan ato si të favorshme vetëm për sportet individuale.
Por për vitin që vjen, Rregullorja do të ketë kritere që do të shkojnë sidomos në favor të tyre. Për hartimin e Rregullores për vitin 2019, po punon Komisioni për vlerësimin dhe kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve.
Kritere të reja për mbledhje të pikëve janë propozuar "tradita në sport", pastaj "numri i aktiviteteve - vendore dhe ndërkombëtare", "organizimi i kampionateve të Kosovës" dhe "popullariteti". Me këto kritere përfitojnë federatat masovike, si futbolli, hendbolli, basketbolli e ndonjë tjetër. Ndërkohë, është hequr kriteri që i përket përmbushjes së kuotës gjinore/Faton Polisi. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).