Mbrojtësi Ardian Ismajli është ftuar nga kombëtarja shqiptare për dy ndeshjet e radhës.
Ismajli që mbrojti ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës për grupmoshat U21 ka vendosur të mbrojë ngjyrat e Shqipërisë për përfaqësuesen seniore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë 16 tetor Ardian Ismajli luajti ndeshjen e fundit me përfaqësuesen U-21 të Kosovës në futboll. Mbajti shiritin e kapitenit në disfatën 3:0 të pësuar nga Izraeli në Ramat Gan, shkruan sot Koha Ditore.
Ismajli në fund të shtatorit mbushi 22 vjet dhe më nuk e ka të drejtën që të luajë për përfaqësuesen Shpresa (U-21). Tani ai mund të luajë vetëm në nivelin senior në futbollin ndërkombëtar, përkatësisht në përfaqësuese.
