Sport

Të pakënaqurit po sfidojnë Kosovën me kartën e Shqipërisë

Më 16 tetor Ardian Ismajli luajti ndeshjen e fundit me përfaqësuesen U-21 të Kosovës në futboll. Mbajti shiritin e kapitenit në disfatën 3:0 të pësuar nga Izraeli në Ramat Gan, shkruan sot Koha Ditore.

Ismajli në fund të shtatorit mbushi 22 vjet dhe më nuk e ka të drejtën që të luajë për përfaqësuesen Shpresa (U-21). Tani ai mund të luajë vetëm në nivelin senior në futbollin ndërkombëtar, përkatësisht në përfaqësuese.

Pasi deri më tani ka luajtur për U-21 të Kosovës, ishte kapiten i saj, ndërsa ka edhe një paraqitje me përfaqësuesen seniore, mbrojtësi i qendrës mund të llogaritet pjesë e Kosovës. Por ai nuk duket shumë i vendosur që të luajë për Kosovën.

Të martën, për herë të dytë ka pasur raportime në Kosovë e Shqipëri se Ismajli do t'i bashkohet Shqipërisë.

Në të vërtetë ai nuk është i vetmi lojtar nga Kosova që nuk është shumë i vendosur se në cilën përfaqësuese të luajë. Lojtarët nga Kosova, për dallim nga lojtarët e shumicës së vendeve të tjera, kanë të hapur më shumë se një mundësi për të luajtur në nivelin e përfaqësueseve/Arsim Maxhera. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).