Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Debutim ëndrrash për Ismajlin

Futbollisti kosovar Ardian Ismajli ka realizuar ëndrrën e fëmijërisë, duke debutuar me Kombëtaren e Kosovës A, në ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë, të fituar 3:0.

Ismajli ka folur edhe për atmosferën në kampin kosovar dhe ka premtuar ndeshje edhe më të mira.

Pavarësisht që tani është pjesë e Kombëtares A, Ismajli thotë se është i gatshëm t’i ndihmojë edhe Kosovës U21.

21-vjeçari aktualisht aktivizohet te skuadra e njohur kroate Hajduku i Splitit.

Ismajli me Hajdukun në të gjitha garat ka zhvilluar 19 ndeshje në sezonin që lamë pas.