Sport

Emboli cakton Iachinin trajner të ri

Descriptive Text

Emboli ka zyrtarizuar Giuseppe Iachinin si trajner të ri të ekipit, duke zëvendësuar Aurelio Andreazzolin.

Klubi italian dje shkarkoi trajnerin që i ngriti në Serie A, në ditëlindjen e tij të 65-të.

Menjëherë u raportua se Iachini do të zëvendësojë Andreazzolin dhe kjo sot u konfirmua nga klubi.

Pas 11 ndeshjeve këtë sezon në Itali, Empoli ka vetëm gjashtë pikë në tabelë në pozitën e 18-të.