Pas Majlinda Kelmendit në Rio, xhudistja e re nga Kosova, Erza Muminoviq, ishte sportistja tjetër që i solli Kosovës medalje olimpike nga Olimpiada. E dalë nga shkolla e Toni Kukës, Muminoviqi triumfoi në Lojërat Olimpike për të rinj, të cilat u mbajtën muajin e kaluar në Buenos Aires të Argjentinës.
Në kategorinë deri në 44 kg, Erza ishte e pakonkurrencë, duke i sjellë medalje Kosovës nga pjesëmarrja e parë në Olimpiadën për të rinj, transmeton KTV.
Xhudistja pejane thotë se triumfi në Buenos Aires nuk ishte i lehtë.
Erza synon që në vazhdim ta arrijë normën olimpike, për ta përfaqësuar Kosovën në Lojërat Olimpike, Tokio 2020.