Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea i shpëton humbjes nga Unitedi i Mourinhos

Chelsea i ka shpëtuar humbjes në minutat e fundit të takimit në derbin me Manchester Unitedin, të zhvilluar në Stamford Bridge.

Londinezët kaluan në epërsi me golin e realizuar nga Rudiger në pjesën e parë ndërsa për Unitedin në skenë doli Anthony Martial që realizoi dy gola për 2 me 1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ross Barkley ishte heroi i Chelseat në minutat shtesë për 2 me 2, duke nxehur gjakrat në bankat rezervë pasi kishte kacafytje mes Jose Mourinhos dhe stafit të Chelseat që festuan para fytyrës së tij golin e barazimit.

Me këtë barazim Chelsea kalon në pozitën e parë me 21 pikë, një më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Manchester United mbetet në pozitën e tetë me 14 pikë.