Për herë të parë në Kosovë, është duke u mbajtur Kampionati Ballkanik i Volejbollit në rërë, në kategorinë e meshkujve dhe të femrave për grupmoshën U 20, i organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës.
Në këtë kampionat që po mbahet në pishinën e Gërmisë, janë duke marrë pjesë gjithsej 4 shtete, 12 ekipe në dy konkurrenca, meshkuj dhe femra, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI kënaqur me ndeshjet dhe ecurinë e Kampionatit Ballkanik në Beach Volley, është shprehur edhe koordinatori, Valon Nikqi.
Në këtë turne përveç Kosovës, që është nikoqire janë edhe tri shtetet të tjera si Shqipëria, Turqia dhe Maqedonia. Turneu ka nisur të premten, ndërsa përfundon këtë të diel.