Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

100 mijë bileta në shitje për “Wimbledon”

100 mijë bileta mund t’i shiten publikut për kampionatin e “Wimbledonit” për sivjet, pasi është thënë se mund të rritet kapaciteti i shikuesve që mund ta ndjekin ngjarjen nga afër.

Drejtorët e “Wimbledonit” kanë thënë se ngjarja e këtij viti, që vitin e kaluar nuk u zhvillua, mund të luhet në praninë e 25% të kapacitetit të arenave.

Por, me zbutjen e masave për koronavirus, zyrtarët besojnë fuqishëm se mund ta rrisin numrin e shikuesve.

Gara nis më 21 qershor kur kryeministri Boris Johnson ka thënë se ka shpresa që t’i përfundojë gjitha masat për parandalimin e koronavirusit.

Artikuj të ngjashëm