Posa të vijë muaji i dhjetorit, edhe atmosfera e festave të fundvitit vjen bashkë me të.
Krishtlindjet e Vitin e Ri secili i pret në prezencën e ngjyrave të kuqe, të gjelbër e të bardhë.
Ato sjellin ngrohtësi përmes stolive të vendosura në bredh.
Krahas topave e formave të tjera, si pjesë e festave janë bërë edhe zbukurimet e personalizuara.
Emra të ndryshëm, figura e forma të cilat e kanë një domethënie të veçantë janë vetëm disa nga kërkesat për stolitë brenda Kosovës.
Edhe
Kosovarët dashurojnë dhe e shprehin atë hapur: Shën Valentini festohet vetëm me Wolt
Zakonisht porositë bëhen nga prindërit, të cilët kërkojnë aksesorë me emra të fëmijëve të tyre.
Vite më parë Qamil Sopa bashkë me vëllain e tij, zbukurimet i punonin me dorë e me kalimin e kohës e blenë edhe makinën me anë të së cilës edhe puna është më e lehtë e merr më pak kohë.
Varësisht prej dizajnit që të tjerët e kërkojnë, një punim i tillë përfundohet brenda pak minutave.
Kjo po ua mundëson që të pranojnë porosi edhe në sasi më të mëdha.
E tërë procesin e punës Sopa e ka mësuar vetë. Me shumë përkushtim, tash krijimi i këtyre zbukurimeve është krejt i natyrshëm për të.
Edhe
“Verë n’Dimër” sërish me çmime të larta
Ndër të tjera, mundësia që t’i zbukurojë festat e të tjerëve është motivi kryesor për të.
Stolitë e personalizuara për bredh, të çfarëdo lloji, e kanë çmimin 5 euro.