Ballkonin e shtëpisë e ka shndërruar në një vend të ngrohtë përplot ngjyra e freski që i japin lulet.
Hapësirë e vogël, por unike për kah pamja që ia ka dhënë Fatmire Kozmaqi, admiruese e kultivimit të luleve.
Ndonëse i kultivon lulet prej një kohe të gjatë, Kozmaqi e ka gjetur formulën për t’ia mundësuar atyre zhvillimin e plotë.
Qëndrueshmëria e lules është tipari në të cilin fokusohet më shumë Fatmire Kozmaqi, madje kjo ia ka imponuar kultivimin e një lloji çdo vit.
Dashuria që ka për lulet e bën Fatmire Kozmaqin që rregullisht të jetë blerëse e tyre në tregun e luleve, sa herë që ai bëhet i qasshëm për blerësit.
Ballkoni i saj i stërmbushur me lule mes të cilash dominojnë disa lloje, shpesh është bërë pikë ndalese për kalimtarët, të cilëve Kozmaqi pa hezitim u ka ndarë disa sosh.