Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Vetitë çudibërëse të shërbeles

E thatë e me gjethe të gjelbra, e lehtë për t’u mbajtur, mirëpo me peshë në kahen e rëndësisë së saj. Është kjo bima e quajtur shërbele.

Si shumë bimë të tjera edhe kjo e fundit njihet për vetitë e saj shëruese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E kush më mirë mund të na tregonte për të sesa një përdoruese e rregullt si Nexhmije Sadiku-Kllokoqi.

Kllokoqi thotë se këtë bimë e konsumon në formë të çajit.

Në cilësinë e konsumueses, Nexhmija thotë se prej saj, ka arritur të stabilizojë sëmundjet me të cilat ishte diagnostikuar vite më parë.Sherbelen, Nexhmija thotë se e siguron në Shqipëri. Pas vjeljes ajo e thanë për 27 ditë në temperaturë dhome e në fund një sasie të vogël ia hedh 2 litra ujë të vluar.

Para se çaji të konsumohet, duhet kaluar të paktën 12 orë. Koha e duhur vërehet nga ngjyra që e lëshon bima.

Në bashkërendim me vetitë shëruese, sherbelja shërben edhe si aromatizues i mirë i një shtëpie.

Kllokoqi thotë se viteve të fundit, nga kërkesa e madhe, sherblen ka filluar edhe ta shesë.

Kjo bimë çudibërëse, sipas Nexhmijes, lehtëson edhe dhimbjet e të infektuarve me COVID-19.