Lifestyle

Sherbela bima që ndihmon në përmirësimin e kujtesës

Nuk ka rëndësi sa jeni të moshuar, pasi humbja e kujtesës nuk diskriminon me moshë apo gjini.

Pavarësisht nëse duam ta kujtojmë çfarë kemi ngrënë për darkë në natë më herët, ndonjë kujtim nga fëmijëria apo edhe emri i ndonjë personi që e kemi takuar disa herë, rikujtimi i këtyre gjërave mund të përmirësohet nga një ndryshim i vogël në dietën tuaj.

E mahnitshme apo jo? Hulumtimet e fundit klinike në Britani të Madhe kanë zbuluar se një bimë e zakonshme e kopshtit, mund ta ndihmojë përmirësimin e kujtesës si tek të rinjtë ashtu edhe te të moshuarit, transmeton Koha.

Fjala është për sherbelën (Sibelius Sage) e cila sipas hulumtimit me personat mbi 65-vjeç, ka ndikuar menjëherë në memorien e tyre sekondare (vendi në trurin e njeriut ku ruhen informatat), si dhe ka bërë që të kenë vëmendje më të përqendruar.

Në hulumtimin e dytë të kryer mbi personat e moshës 18-25 vjeçare, përdorimi i sherbelës ka shkaktuar rritje të dukshme në memorien episodike dhe afatshkurtër.

Duke qenë se të gjithë dëshirojnë të jetojnë më gjatë, rritja e funksionit të trurit nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme.

Ekstraktet e sherbelës është vërtetuar se e luftojnë një enzimë e cila e shkatërron një pjesë të trurit që luan rol të rëndësishëm në krijimin e kujtimeve. Ato po ashtu përmbajnë veti të forta antioksiduese dhe anti-inflamatore, për të cilat studiuesit thonë se mund të kontribuojnë në përfitimet e saj tashmë të njohura.

Ekspertët thonë se rezultatet e konsumimit të sherbelës janë premtuese për ata që kërkojnë ta vonojnë plakjen dhe ta zvogëlojnë ndikimin e kushteve të lidhura me moshën, personat që kërkojnë ta përmirësojnë kujdesin ndaj shëndetit të tyre dhe ata që duan ta promovojnë një proces më të shëndetshëm të plakjes.

Sherbela është bimë e cila rritet në shpate gëlqerore, në kullota, nga zonat e ulëta e deri te ato alpine. Atë mund ta konsumoni në formën e çajit, duke zierë në një filxhan çaji ujë 7-8 gjethe të freskëta sherbele ose 2 lugë çaji gjethe të thata. Nëse preferoni mund ta ëmbëlsoni me mjaltë. Një deri dy gota në ditë për rreth dy javë. Mund ta përsërisni çdo muaj.