Emri i kafenesë, padyshim që lidhet me konceptin, e pronari Lorik Binaku, na rrëfen se çfarë fshihet prapa tij.
“Kadare Bar & Books”, ka filluar me idenë e shërbimit të pijes nën shoqërimin e leximit të librave, mirëpo pronari rrëfen se për shkak të disa problemeve, ky koncept ka marrë një kah tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBinaku rrëfen se interesimi i klientëve për të kaluar kohë në kafenenë e tij, është i madh, e ai beson se në këtë ndikon ambienti që u krijohet.
Librat që gjenden në “Kadare”, sipas pronarit, janë tërheqës e të kohës.
Nevoja për më shumë kafene të konceptuara në këtë mënyrë, është e dukshme edhe sipas pronarit.
E, ai ka edhe një mesazh për të gjithë artdashësit që idetë e tyre t’i shkrijnë në art.
Se ambienti ka rëndësi, këtë na e thotë edhe një kliente e rregullt e “Kadare Bar & Books”, Senavere Pllana.
Ajo rrëfen se vizitat e saj në këtë kafe-librari janë të shpeshta, e me ne e ndau edhe një këshillë për të rinjtë.
Kjo nuk është e vetmja kafe-librari në Prishtinë.
Të tilla vende, ku të rinjtë kanë hapësira të punojnë e lexojnë ndërkohë që shijojnë pijet e preferuara, janë në trend, andaj edhe interesimi për t’i frekuentuar, është në rritje e sipër.