Është shumë e zonja në punën që bën. Adelina Shala, ndonëse e re në moshë, është ndër vajzat e pakta që punojnë si sigurim në lokale të ndryshme.
Studion shkencat politike, por, sipas saj, puna e sigurimit themelor e ka bërë atë që të jetë në shërbimin dhe mbrojtje të tjerëve duke u ballafaquar me shumë sfida.
Prishtinasja tregon përditshmërinë e saj në punë ku thotë se duhet maturi dhe kujdes i veçantë gjatë punës.
“Mëngjes zgjohem në ora 7:00 që me qenë sa më e përgatitur dhe më e kthjellët për punën që unë e bëj, e veshi uniformën dhe nisem për në punë. Puna më pëlqen sepse është punë me përkushtim dhe ky përkushtim është ditor”.
2-vjeçarja mbrojtjen e të tjerëve e vlerëson shumë, duke theksuar se sigurimi nuk është punë vetëm për burra.
Edhe
650 faqe material për Policinë: Tërshani denoncon qindra kërcënime dhe fyerje
“Përvoja ime si sigurim themelor fillimit ka qenë e vështirë shkaku që është më shumë profesion për meshkuj, por me përvojë kam kuptuar që ky profesion nuk është vetëm për meshkuj, është edhe për femra. Rendësi ka që më reaguan në raste të caktuara. Pjesa më e mirë e punës sime është komunikimi me shumë njerëz dhe këta njerëz kur komunikojnë me mua më mbështesin për punën që bëj”, thotë ajo.
Adelina këtë profesion e ka trashëguar nga babai, thotë se i ka ndjekur hapat e tij.
“Shkaku që kam zgjedhur këtë profesion është se edhe prindi ka profesionin e njëjtë dhe më ka tërhequr mënyra e përkushtimit të tij, sepse puna e tij ka qenë për të mbrojtur një person që ta bëj të ndihet i sigurt, kjo është ajo që më ka tërhequr shumë, edhe pse nuk është profesion edhe shumë për femra. Kjo punë më ka pëlqyer qysh nga vegjëlia, për t’i mbrojtur të tjerët është një diçka shume e rëndësishme dhe me shumë përgjegjësi”, shton ajo.
Shala shpreson të jetë inspirim i çdo vajze, e të cilat i inkurajon ta ndjekin ëndrrën.
Edhe
26 vjet Polici e Kosovës
“Qëllimi jem në të ardhmen është që për t’u avancuar sa më shumë në profesionin që unë aktualisht bëj dhe i inkurajoj të gjitha vajzat se nuk ka rëndësi çfarë pune është për djem apo vajza, nëse mendoni se ia dilni, kjo mund të realizohet”.
Sikurse Adelina, edhe shumë vajza të tjera kanë thyer tabut duke zgjedhur profesione që zakonisht shihen si të gjinisë mashkullore.