SOT

Tuneli hekurudhor i ndërtuar në vitin 1934 karakterizon Bërnicën

Duhet kaluar nëpër gjemba e këneta për të mbërritur deri te tuneli hekurudhor që ndodhet në fshatin Bërnicë.

I ndërtuar në vitin 1934, ky tunel ka një pamje të veçantë me gjatësi prej 1586 metrash, si i dyti më i gjatë në Kosovë.

Duke i takuar linjës hekurudhore numër 7, dikur nëpër këtë tunel kalonin trenat plot me udhëtarë e mallra nga Prishtina në Merdar.

Marrë parasysh që në kohët më të largëta treni ishte ndër mjetet e transportit që shfrytëzohej më së shumti.

Ali Dragusha, banor i Bërnicës i kujton ato kohë, dhe se si edhe vetë udhëtonte me tren në këtë linjë hekurudhore.

Gjendja në të cilën është lënë, e që nuk është aspak e mirë, e bën edhe më nostalgjik Dragushën për të kaluarën. E shpreson që hekurudhës e tunelit t’u kthehet funksioni që dikur e kishin.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit në “Infrakos”, tregon për planet të cilat veçse kanë filluar për rinovimin e hekurudhës dhe tunelit i cili gjatë viteve nuk ka pësuar dëmtime.

Në këtë mënyrë, drita në fund të tunelit e cila mund të shihet nga njëra anë në tjetrën, nuk mbetet vetëm një metaforë.

Përpos kësaj, Mulaj thotë se pritet që linja hekurudhore numër 7, të vazhdojë edhe për në portin e Durrësit.

Kjo sipas tij, do të mundësonte që përveç udhëtarëve, edhe bartja e mallrave të jetë më e lehtë.

Hekurudha nga Prishtina në Merdar ka qenë funksionale deri në vitin 2011, ku në vitet e fundit nëpër të kalonin vetëm mallra.