Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Superhënën herën tjetër e shohim pas 10 vjetësh

Nëse do të udhëtojmë në kozmos për 384.400 km do të arrijmë në sipërfaqen të hënës. Kjo është largësia që e ndan hënën nga toka.

Gjatë muajit gusht, veçori e hënës ishte distanca e saj me tokën me rreth 28.968 kilometra në distancë, duke bërë atë 357.344 kilometra larg nesh.

Duke pasur satelitin aq afër tokës, hëna na është dukur më e madhe. Pse kësaj radhe u cilësua si “hëna e kaltër”?

Ky epitet nuk rrjedh nga ngjyra e saj, thjesht ka mbetur nga kohërat e shkuara. Fenomenin e shpjegon kryetari i klubit të astronomëve të Kosovës, Suhel Ahmeti.

“Fenomeni i superhënes ndodh kur dy hënë të plota ndodhin brenda një muaji, pra superhëna e kaltër nuk ka të bëj asgjë me ngjyrën e kaltër, pra vetë astronomët ia kanë dhënë këtë emër”, ka theksuar Ahmeti.

Andaj këtë vit hëna është dukur magjepsëse, shkaku i afërsisë me tokën.

Qytetarët kanë pasur mundësinë ta vëzhgojnë këtë hënë 2 herë brenda muajit gusht, e një e tillë pritet të ndodhë në vitin 2037.

Edhe Mikrohëna blu shfaqet këtë fundjavë Kuriozitet 1 muaj më parë Mikrohëna blu shfaqet këtë fundjavë

Dy ditët e superhënës e kanë bërë observatorin më të vizituar se kurrë gjatë këtij viti. Qindra qytetarë madje kanë pritur edhe në radhë për ta vëzhguar fenomenin natyror.

Shumë prej tyre kanë thënë se nuk mund të besonin se çka po shihnin.

E deri pas 10 vjetësh kjo madhësi e hënës nuk do të shihet më. Se sa afër do të jetë pas dhjetë vjetësh se cilat ngjyra do ta karakterizojnë mbetet të shihet.