Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Me sy nga qielli, një superhënë shfaqet nesër

Ata që i dashurojnë yjet këtë javë do ta kenë një dhuratë të bukur në qiell: një superhënë e rrallë blu me Saturnin që fshihet prapa.

Ngjarja që shënon hënën e dytë të plotë këtë muaj do të ndodh të mërkurën. Është quajtur superhënë sepse është më afër Tokës se zakonisht, duke u dukur veçanërisht e madhe dhe e ndritshme.

Do të jetë hëna e plotë më e afërt me Tokën këtë vit.

Si bonus, Saturni po ashtu do të jetë i dukshëm si një pikë e ndritshme, sipas NASA-s.

Nëse e keni humbur të parën, nuk duhet ta humbni spektaklin e nesërm. Nuk do të ketë superhënë blu deri në vitin 2037, shkroi AP.

Sipas astronomëve për këtë ngjarje madhështore nuk do të keni nevojë për teleskopë, mjaftoheni me sytë tuaj.

Artikuj të ngjashëm