Fusha e tenisit, qendra rinore, këndi i lojërave për fëmijë, janë vetëm disa nga investimet që mërgimtarët nga Stublla e banorët aty i kanë bërë për fshatin e tyre.
Çdo herë me synimin që banorëve t’u plotësohen nevojat për një jetë sa më të mirë.
Në një kënd të fshatit hapësira është kthyer në një qendër rekreative, ku tashmë është ndërtuar edhe fusha e tenisit me standardet adekuate për ushtrimin e këtij sporti.
Leonie Dema jeton në Zvicër ku edhe pjesë të përditshmërisë i ka ushtrimet në tenis.
Tash edhe kur i kalon pushimet në Stubëll nuk i lë anash ato.
Kjo, falë investimeve të bashkëfshatarëve dhe atyre në mërgim edhe rezidentë në fshat.
Mbrëmjet, pas realizimit të këtij plani tashmë kanë edhe më shumë gjallëri.
Nevoja për gjëra të tilla është çdoherë prezente edhe për faktin se pjesa më e madhe e tyre jetojnë në mërgim, ku dëshira për kontribut është e madhe.
Qendra rinore është vendi ku mbahen ngjarje të shumta, në mënyrë që edhe të rinjtë e fshatit të jenë aktivë.
Mbi 3000 banorë të Stubllës kanë marrë rrugën e mërgimit ndër vite, derisa rreth 500 jetojnë aty.