Lirie Baleci, shqiptarja me profesion stjuardese, është bërë lajm në rrjete sociale pasi që ka shpërndarë një video derisa takon gjyshen si pasagjere pas më shumë se 1 viti, prej kur nisi pandemia.
Videoja e realizuar në aeroportin “Adem Jashari” shfaq Lirien në punën e saj si stjuardese dhe gjyshen që befasohet kur sheh që te porta e aeroplanit po e priste mbesa stjuardese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk e kisha planifikuar takimin, 1 ditë para e ndërroi fluturimin me një kolege tjetër, ka qenë një surprizë për mua dhe për gjyshen time”, ka deklaruar Baleci në një intervistë për emisionin “Sot”.
E pyetur se çka i tha gjyshja kur e takoi, stjuardesa shqiptare tha se ajo ishte e befasuar.
“Gjyshja më tha që nuk e kam menduar që mundem të të shoh në aeroplan. Takimi me gjyshen time ka me qenë diçka që gjithmonë do të mbetet në mendjen time”.