Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Shtëpia nga xhinxheri e kërkuar në kohë festash

Bonbon Cake është një biznes i vogël i krijuar brenda një hapësire të vogël në shtëpinë e Arta Deva-Barutit.

Produkti më i pëlqyer nga klientët i përgatitur nga Arta është mini-shtëpiza, e cila është shumë unike për nga përgatitja.

“Do e përgatisim një biskotë speciale që zakonisht bëhet në festat e fundvitit. Është speciale sepse përgatitet nga biskotat që përgatitet me gjalpë, sheqer të zi dhe ka përbërës të tjerë të veçantë”, tregon Deva-Baruti.

Ajo ka studiuar për një profesion krejtësisht ndryshe, por pasioni për kuzhinën i mundi të gjitha, e tani Arta është e fokusuar në gatim.

“Me profesion jam diçka tjetër, jam ekonomiste, edhe pse kam studiuar edhe stomatologjinë por për shkak rrethanave nuk e vazhdova. Ndërsa gatimi është pasioni im që erdhi nga dëshira për t’i ushqyer fëmijët e mi shëndetshëm”, thotë ajo.

Edhe Mbushni ditët e fundvitit me produkte festive në Super Viva Reklama Mbushni ditët e fundvitit me produkte festive në Super Viva

Produktet që i bën ajo janë të gjitha të freskëta, e Ginger Bread Cookies fillimisht u përgatit pas dëshirës së fëmijëve të saj.

“Këtë shtëpizë kam pas dëshirë që moti ta përgatis për fëmijët e mi, ndërsa tani erdhi momenti. Këtu në Kosovë nuk kam pa që përgatit dikush, por në vendet e huaja e përgatisin mjaft shpesh”, shton ajo.

Procedura e përgatitjes i merr mjaft shumë kohë, pos pamjes unike që ka, edhe shija është e tillë.

“Brumi duhet të qëndroj në frigorifer për një kohë të gjatë, pastaj jepet forma, më pas pjekët. Më ka befasuar interesimi i madh i klientëve për ta porositur një shtëpizë të tillë, e cila është shumë e veçanta nga pamja por edhe mjaft e shijshme”, thotë ajo.

Edhe Çokollatat e verërat, pjesë e pandashme e këtyre kutive SOT Çokollatat e verërat, pjesë e pandashme e këtyre kutive

E patjetër, pjesa e preferuar e Artës është dekori i shtëpisë me motive festash.

“Dekori është pjesa që e dua më së shumti, e bëj me shumë dashuri ku e shprehi talentin tim, njëkohësisht ndihem edhe shumë rehat. Është pak e mundimshme sepse do kohë, por me vullnet dhe dëshirë rezultati është i pashmangshëm”, shton në fund ajo.