Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Shtëpia e Agë Gjinollit shndërrohet në muzë

I vjetër për kah ekzistenca, njëri prej objekteve kulturore të qytetit të Vushtrrisë, po merr edhe një funksion të ri.

Dikur ishte në pronësi të familjes së Agë Gjinollajt, familje e konvertuar në fenë myslimane me tradita e rite të veçanta në vitet ’60.

Funksioni i saj i dikurshëm është më se i njohur për vushtrriasit, veçanërisht për historianët e asaj ane.

Izet Miftari, historian, njofton për periudhën kur është ndërtuar Shtëpia e Mahmut Agë Gjinollit, pa i lënë anash shpjegimet për funksionet të cilat ajo i kishte.

Mosha 70-vjeçare, njërit nga banorët e Vushtrrisë ia bën të mundshme ta kujtojë shumë mirë objektin që dikur shërbeu si ambulancë.

Ishte planifikuar prej kohësh që Vushtrria antike të njihej nga qytetarët edhe përmes artefakteve e eksponateve të vjetra.

Është Shukrane Begu, udhëheqëse e Muzeut, e cila përmend idenë e një projekti si ky e renditjen në dhomat përkatëse të objektit dykatësh.

Njësoj sikurse objekti që do të shërbejë për ekspozimin e gjërave që dëshmojnë vjetërsinë e qytetit, Vushtrria shquhet edhe për shumë monumente të tjera kulturo-historike.

Artikuj të ngjashëm