Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Shtatzëna që ushtroi fitnes tri ditë para lindjes

Dikur pjesëtare e FSK-së, e më pas shërbeu edhe në Ushtrinë e Britanisë së Madhe, ku edhe jeton tashmë.

Kjo është Gentiana CROSSETT, trajnere fitnesi.

Ajo është nënë e një djali e tani në pritje të fëmijës së dytë, por asnjëherë nuk iu nda ushtrimeve.

Dilemën e frikës nga aktiviteti fizik i grave shtatzëna më së miri e heq Gentiana, e cila në shtatzëninë e parë ushtroi deri tre ditë para lindjes.

Porse, primare i konsideron konsultat strikte me mjekët.

Me sport ajo thekson se është rritur, duke e sfiduar veten në disa lloje.

Edhe Dy orë në javë ushtrime me pesha mund të ulin rrezikun  nga vdekja e parakohshme Lifestyle Dy orë në javë ushtrime me pesha mund të ulin rrezikun nga vdekja e parakohshme

Si trajnere, të qenët aktiv thotë se luan rol edhe më të madh në shëndetin mendor.

Vetë Gentiana ka një numër ushtrimesh që i praktikon vazhdimisht.

Përkushtimi ndaj shëndetit, çelësi i një jetese të mirë, kjo edhe është motoja e Gentianës.