Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Shkolla që dekoroi oborrin me pemë e perime

Është shfrytëzuar çdo pëllëmbë, që të zbukurohet ambienti me shumëllojshmëri ngjyrash të luleve e me drunj dekorues.

Ky është oborri i shkollës “Dëshmorët e Kombit”, në fshatin Shqiponjë të Komunës së Gjakovës, i cili gëzon një pamje shumë tërheqëse, raporton emisioni “Sot” në KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kolektivi, bashkë me nxënësit e kësaj shkolle, pos mësimit, rëndësi të madhe i kushtojnë edhe ambientit brenda e jashtë këtij objekti.

Që kjo frymë e njëjtë e kujdesit për mjedisin të vazhdohet te gjeneratat e reja, po kujdeset mësuesja, Hidajete Brahimaj.

Përgjatë rrugës rreth oborrit, te jepet mundësia edhe të mësosh shumë thënie për mjedisin, të nxjerra nga nxënësit që tashmë kanë fituar një kulturë mjedisore e që çdo ditë kujdesen për shëndetin e këtyre bimëve.

Sipas mësueses, fëmijët shpeshherë shprehen vullnetarë që të ketë mbjellje të reja.

Pos, druve dekorativë, hapësira prapa shkollës është shfrytëzuar edhe për fruta e perime.

Drejtori, Hysen Brahimaj, flet për periudhën kur ky projekt ishte vetëm në letër, por që falë ideve të nxënësve arriti të nisej edhe finalizimi i tij. Dalëngadalë nxënësit kanë arritur në fazën kur mund t' i shijojnë edhe të mirat që po i marrin nga kopshti i tyre.

Ky projekt, po ashtu, gjeti edhe përkrahjen e shumë organizatave nga edhe u ndihmua zgjerimi i tij.

Të mirat që u mbollën, zakonisht vjelën bashkë me nxënësit. Një shportë modeste qëndron në hyrje, prej nga nxënësit mund të ushqehen.

Shkolla “Dëshmorët e Kombit”, lidhjen e fortë me mjedisin e shfaq edhe në hapësirat e brendshme.

Ajo madje për punën e bërë është shpërblyer disa herë nga Komuna e Gjakovës dhe Ministria e Ambientit.