Mëngjeset e të shtunave, qytetarët e Prishtinës tash e tutje mund t’i kalojnë larg zhurmave të qytetit, duke praktikuar yoga.
Këto ushtrime mundësojnë largimin e stresit, forcimin e trupit dhe qetësimin e mendjes suaj.
Shkolla e Suadës për Yoga dhe Meditim po mundëson për qytetarët të kalojnë një 1 orësh, duke bërë ushtrime çdo të shtunë në pishinën e Gërmisë, nga ora 08:00 deri në orën 09:00.
Se si definohet yoga, na tregon mësuesja e certifikuar nga kjo shkollë, Romina Hoxha nga Pogradeci, e cila për herë të parë po ligjëron në Kosovë.
“ Yoga është një praktikë e vjetër indiane e cila në thelb ka bashkimin e trupit mendjes dhe shpirtit. Konsiderohet si filozofi që në bazë ka 8 gjymtyrë. Ne e realizuam vetëm 1 gjymtyrë sot ajo ka edhe disa gjymtyrë të tjera, të cilat janë teknikat e frymëmarrjes, meditimi. Janë disa parime shumë të rëndësishme për të pasur një jetë kualitative të cilat qëndrojnë me bazë të themelit të yogas”, ka thënë Hoxha.
Edhe
Tetë mënyra për ta mbajtur motivimin për ushtrime
Ky projekt i cili është planifikuar vetëm për muajt e verës, po pritet të zgjatet për tërë pjesën tjetër të vitit, pasi që interesimi i njerëzve veçse po rritet.
“Sot kom marr pjesë bashkë me koleget në klasën e yogës. Praktikimi i yogës të krijon një energji me të gjithë trupin dhe ka shumë benefite në aspektin mental dhe atë fizik, një ndjenjë shumë e mirë ashtu qysh e pritem, me e pas një relaksim, një qetësi shpirtërore dhe mentale. Yoga krijon një magji të trupi te mendja. Është një praktike e cila u mundëson të gjithëve që atë tensionin e stresin qe e kemi nga puna qoftë nga mësimi njëkohësisht është shpirti i bashkimit dhe komunitetit nëse e praktikoni çdo javë ka me pas motiv akoma më shumë”, ka thënë Fatlinda Nitaj – Rexhaj.
“Është një projekt shumë i bukur i ndërmarr nga Shkolla e Suadës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës. Ka mësime që i kemi marrë nga yoga t’i kthejmë tek qytetaret kjo është ideja që ata të mund ta prekin yogën dhe vetëm kështu mund ta gjejnë veten edhe ta vërtetojnë nëse yoga qëndron për ta, pse jo nëse i pëlqen mund ta vazhdojnë”, ka thënë Hoxha.
“Yoga për të gjithë” është një nismë që është ndërmarrë për 3 muaj tashmë dhe çdo të shtunë Shkolla e Suadës promovon një mësues të ri i cili është certifikuar nga shkolla për të ardhur dhe për të ndarë mësimet e yogës me qytetarët andaj unë isha kësaj here dhe në radhët e tjera do të vijnë mësues të tjerë”
Veçori e kësaj shkolle është se po ata persona që certifikohen aty, do jenë mësues të ligjëratave në të ardhmen.
Edhe
Brenda dyerve ku personat me aftësi të kufizuara marrin mbështetje për një jetë më të mirë
“Sa i përket shkollës së yogës që edhe unë e kam kryer ka qene një nder zgjedhjet me te mira të jetës. Ky trajnim është shumë i mirë dhe shumë i nevojshëm për të gjithë shqiptarët në të gjitha trojet shqiptare, për ta pasur një trajnim të tillë në gjuhën shqipe dhe për të pas një certifikim ndërkombëtar”, ka thënë Hoxha.
Pos largimit të stresit dhe çlirimit të mendjes, yoga rrit edhe fleksibilitetin e trupit.
“Benefitet e yogës janë të shumta në numër. Fillimisht ne shikojmë benifitet në aspektin fizik e më pas kalojmë të atë mental dhe emocional. Për sa i përket benefiteve në aspektin fizik unë do të rendisja atë që yoga rrit fleksibilitetin e trupit tonë, e nxit qarkullimin e gjakut, oksigjenon më mirë trupin. Gjithashtu yoga na ndihmon realisht shumë me pjesën e stresit. Dinamika e jetës ka bërë që ne të jemi më të stresuar dhe më të ngarkuar gjatë ditës tonë dhe yoga e ka këtë efekt pasi që ajo nxit prodhimin e hormoneve të lumturisë dhe ul prodhimin e kortizolit që është hormoni i stresit”, ka shtuar ai.
Mësuesja 32-vjeçare tregon se si ka ndikuar yoga në jetën dhe zhvillimin e saj si në aspektin fizik, por edhe mental. Kujton se si u dashurua menjëherë në këtë fushë.
“Yoga tek unë i ka pasur rezultatet menjëherë. Kam filluar të ndjej benefitet fizike, jam ndjerë më në formë me trupin tim dhe menjëherë kam ndjerë aspektin e qetësisë shpirtërore tashmë jam një person më i vetëdijshëm për gjërat që them, për gjërat që dua dhe kjo është një ndër efektet e jashtëzakonshme të yogës pasi yoga të bën me një disiplinë konsistente, yoga të bën të kuptosh misionin tënd jetësor, gjërat që ti vërtetë i dëshiron në këtë jetë dhe kjo ka ndodhur dhe me mua. Jam shumë më e qartë gjithashtu menaxhoj dhe me mire punët e mia. E kam ndjerë transformimin ndërmjet yogës", ka shtuar ai.
Edhe
Çka ju ndihmon që të flini mirë
Hoxha bën thirrje për të gjithë që të paktën një herë të jenë pjesë e një ore në pishinën e Gërmisë që ta provojnë praktikimin e yogës.
“Unë si mësuese e yogës do t’i inkurajoja të gjithë se me rëndësi është praktikimi i vazhdueshëm. Qoftë edhe 10 minuta në ditë mjafton që çdo ditë që ne të rezervojmë pak kohë për veten tonë edhe të praktikojmë yogen. Ua këshilloj për shkak se me yogën ju do kuptoni misionin tuaj jetësor, i ktheni sytë nga vetja juaj, filloni dhe vini veten tuaj në qendër të vëmendjes, e rrisni dashurinë dhe vetëvlerësimin për veten tuaj. Në qoftë se dikush nga ju ka një zë të brendshëm aty që i thotë po, sikur ta provoj yogën do t’ju inkurajoja që ta merrni si iniciativë, sepse është vërtet e jashtëzakonshme si disiplinë”, ka deklaruar ajo.