Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Rrëfimi inspirues i Sadetës, e punësuar në “Handikos”

Ka afro 5 muaj prejse është punësuar në Handikos.

Aty Sadete Dubova punon në punëtorinë e rrobaqepësisë, ku thotë se përmbushet e gjithë dita e saj.

Vite më parë, ajo e kuptoi problemin shëndetësor që ia kufizonte lëvizjen, por në asnjë moment kjo gjë, nuk u bë shkas që Dubova të humbiste vullnetin për të bërë gjërat që do më shumë.

“Shqetësimet e mia kanë filluar prej moshës 30-vjeçare. Fillimisht kam pasur probleme me dorën e majtë, pastaj me këmbë, andaj kam ngecje në të ecur në 5 vitet e fundit”, rrëfen Sadete Dubova.

Si nënë, Sadetja përmend mbështetjen e pakusht që merr nga dy vajzat e bashkëshorti.

Edhe Punimi i qeramikës me baltë nga personat me aftësi të kufizuara SOT 4 v. më parë Punimi i qeramikës me baltë nga personat me aftësi të kufizuara

“Në fillim, për një çast kam menduar se gjithçka ka përfunduar për mua, por nuk ka qenë ashtu, sepse e kam pasur mbështetjen e familjes, bashkëshortit e vajzave, për të cilët jam e lumtur që i kam”, thotë Dubova.

Fillimet në punën që e bën ishin të vështira për të, porse ia lehtësoi harmonia që mbretëron në punëtori bashkë me kolegët.

Përveç Handikosit, kësaj kategorie Dubova thotë se i mungon mbështetja institucionale.

Madje, të vazhdueshme thotë t’i ketë peripecitë për të shkuar në katin e ndërtesës ku jeton.

“Për neve personave me nevoja të veçanta problemi më i madh është qasja. Unë jetoj në banesë kolektive në katin e 8-të dhe nëse ndalet rryma ashensori nuk punon, unë bllokohem, madje as në punë nuk mund të vij”, shprehet ajo.

Sipas saj, janë të panevojshme pyetjet e detajuara ndaj personave me nevoja të veçanta, sepse thotë se gjithçka shpjegohet nga gjendja e tyre.

Edhe Rudina Lushaku, imazhi i HANDIKOS-it me shumë vullnet për jetë Arbëri 5 v. më parë Rudina Lushaku, imazhi i HANDIKOS-it me shumë vullnet për jetë

“Nuk është mirë të parashtrojnë shumë pyetje kundrejt personave me nevoja të veçanta, sepse vet gjendja e tij tregon që ka diçka që nuk shkon” thekson Sadete Dubova.

Ajo vazhdoi angazhimin në punëtori, por duke e mbyllur me një mesazh drejtuar kategorisë së personave me nevoja të veçanta.