Ajo edhe pak do t’i mbushë 71 vjet, e ende vizitat në komunën e Ferizajt i ka të shpeshta.
Ajo është gruaja e parë shqiptare që filloi punën në administratën e Komunës së Ferizajt. E fillimet e saj nuk kishin qenë edhe aq të lehta.
Për shkak situatës së krijuar edhe ajo ishte larguar nga puna në vitet ‘90.
E, se si i mbeti nofka “Dadë” tregon vetë ajo, e që nga ajo ditë, të rrallë janë ata që e thërrasin në emër.
Pensionimi nuk ishte i lehtë dhe ditën e fundit në vendin e punës e mban mend për shkak të përshëndetjes së ngrohtë që kolegët i kishin organizuar.
Fitor Haziri ishte një nga ish-kolegët e saj, i cili tregon se i gjithë qyteti tregon respekt të madh për “Dadën”.
Edhe
Raportohet e zhdukur një grua në Ferizaj
Haziri mban mend se që nga dita e parë e tij e punës në Komunën e Ferizajt, i dëgjonte të gjithë teksa e thërrisnin “Dadën” për të vepruar edhe ai njëjtë.
“Dada” e Ferizajt edhe në ecjet e shëtitjet e saj në qytet përcillet me përshëndetje të shumta.