Një grua në Ferizaj është raportuar e zhdukur që nga 3 janari.
Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastin e ka lajmëruar babai i viktimës.
Ai ka thënë se ajo ka dalë nga shtëpia e motrës së saj duke i lënë katër fëmijë.
Ka shtuar se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.