Lindita Isufi është muzikantja e parë grua në Ferizaj dhe dirigjentja e dytë në nivel vendi.
Ishte në moshë të re kur muzika iu bë pjesë e jetës.
Me vetëm 18 vjet, ajo u bë krijuesja e korit të parë të qytetit.
Ndër vite vazhdonte të njihej për talentin e saj në muzikë. Në Ferizaj e mbajnë mend edhe për idenë e saj që shkolla e parë e pavarur në Ferizaj të quhej “Çesk Zadeja”.
Duke marrë parasysh moshën e re që kishte kur filloi të merrej muzikë, edhe paragjykimet për të nuk kishin munguar.
Edhe
Ramadan Ramadani, dirigjenti e kompozitori i ngritjes së muzikës shqipe
Ndër gjithë këto vite karrierë, ajo veçon 17 shkurtin si datë e cila më së shumti i kishte sjellë emocion, e mbi të gjitha duartrokitjet e publikut që shpeshherë e kishin bërë me lot.
Lndita Isufi për karrierën e saj është bërë pjesë e personaliteteve që po promovohen nga i pari i Komunës, Agim Aliu.