Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Pronari që po rinovon vetë hostelin në mungesë turistësh

Ngjason me një shtëpi modeste, që është shndërruar në një hostel në qendër të Prishtinës.

Në këtë periudhë të vitit, hapësirat e tij do të duhej të ishin plot me turistë, por në mungesë të tyre pronari Jeton Latifi ka nisur që të ndërhyjë vetë në interierin e saj.

Edhe pse ka ende shumë për t’u bërë, punët pritet të përfundojnë në muajin shtator.

Latifi është shkaktari i gjithë kësaj rrëmuje që është krijuar brenda kësaj hapësire, që shpejt pritet të rregullohet.

Mysafirët më të zakonshëm në Hostelin Oda janë turistët nga vendet e huaja, e që shumë prej tyre kanë lënë gjurmë edhe në muret e saj.

Përveç Odës, janë edhe shumë biznese të tjera të cilat pikërisht në këtë kohë kanë bërë ndryshime në objektet e tyre, derisa disa të tjera janë detyruar të mbyllen.