Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Profesori i Teknikës që pasion ka karikaturën

Galeria e Arteve në Ferizaj është vendi që e viziton më së shpeshti.

Edhe pse me profesion i takon krejtësisht një fushe tjetër, edhe arti e tërheq mjaft shumë profesorin e Shkollës së Mesme Teknike "Pjetër Bogdani" në Ferizaj, Imri Musliu.

Ai flet për fillimet e tija në karikaturë, madje edhe për dy karikaturat e para që në atë kohë kishin zënë vend në një gazetë.

Për punimet e para nuk kishin munguar as komentet e të tjerëve, e që sipas tij asnjëherë nuk e kishte imagjinuar një sukses të tillë.

Përmes karikaturës ai përçon mesazhe të ndryshme të aktualitetit në jetën sociale, e në veçanti në atë politike.

Edhe Profili artistik i inxhinierit teknik EXPRESS Profili artistik i inxhinierit teknik

Ai veçon disa nga karikaturistët më në zë në vend, siç thotë ai për të ata kanë qenë inspirim për punën që tani e bën.

Musliu po ashtu është themelues i shoqatës së karikaturistëve në Ferizaj, e përmes artit ka arritur suksese duke ka kaluar edhe kufijtë e vendit e me karikaturë ka marrë vëmendjen e shumë revistave ndërkombëtare.