Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Prishtina restauron pritoret e vjetra

Dikur simbolizonin periudhën moderne të zhvillimit të qytetit të Prishtinës.

Ndërsa tani e një kohë të gjatë nuk po i plotësojnë kushtet e duhura për qytetarët, të cilët nuk kanë as ku të ulen.

Dy pritoret që gjenden rrugës për në “Gërmi” janë vendosur aty në vitet ‘70 dhe nuk parashihen të futen në planin e Komunës së Prishtinës, për ndërrimin e tyre me pritore të reja në gjithë qytetin.

Drejtoria e Kulturës ka një plan tjetër për to.

Së bashku me pritoren e ngjashme që gjendet “Te Qafa” dhe kioskën afër “Rilindjes”, ato parashihen të restaurohen si memorie nga Prishtina e vjetër.

Edhe 10 euro për veturat që hyjnë në Prishtinë e 1 euro për personat që e kalojnë natën Arbëri 1 muaj më parë 10 euro për veturat që hyjnë në Prishtinë e 1 euro për personat që e kalojnë natën

Restaurimi i tyre pritet të kushtojë 7 mijë euro.

“Në këtë rast, si drejtori e Kulturës ato dy pritore që janë në atë rrugë, pritoret te “Qafa” dhe kioska që gjendet afër “Rilindjes” kemi propozuar dhe sugjeruar që të futen në listën e zonave të mbrojtura, sepse mendojmë që përmes tyre në një mënyrë ruajmë edhe një memorie kolektive të shoqërisë sonë. Ne kemi bashkëpunuar me Faton Hasani CMP, ai ka dorëzuar një projekt në Komunën e Prishtinës, ato do të restaurohen dhe do të kthehen në gjendjen që kanë qenë në vitet ’70, ’80, ’90. Ne kemi një kontratë si Drejtori e Kulturës në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Banesore dhe përmes kësaj kontrate ne do të bëjmë restaurimin e tyre, shuma e cila do të shpenzohet për këto tri pritore, arrin shumë 7 mijë euro.”

Drejtori i Kulturës, Adrian Berisha, ka treguar edhe për idetë e tjera që kanë mbi këto pritore.

“Komuna e Prishtinës ka të nënshkruar një kontratë për vendosjen e pritoreve të reja në qytet dhe krahas kësaj ne si Drejtori e Kulturës do të kërkojmë që të vendoset ekrani, pra në prapavijë një konstruksion metalik me ngjyrë të zezë që t’u përshtatet një far mënyre edhe pritoreve. Në atë konstruksion të mundësohet vendosja e posterëve të ndryshëm dhe të mos vendosen ato në pritore që shpeshherë qytetarët pa leje i vendosin në to. Po do të ketë edhe ulëse, do të konektohen të tri shtyllat me një ulëse metalike dhe dru.”

E, fare pranë tyre, gjendet edhe një shtëpi e vjetër.

Megjithëse është shtëpi private, ajo është futur në listën e mbrojtjes, por ende nuk është bërë ndonjë restaurim i saj.

Edhe Komuna e Prishtinës paralajmëron tender tre milionësh për sallën koncertale që kushton dhjetëfish më shumë Kulturë 3 muaj më parë Komuna e Prishtinës paralajmëron tender tre milionësh për sallën koncertale që kushton dhjetëfish më shumë

“Tani jemi në koordinim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku pas disa takimeve do të shohim mundësinë e bashkëfinancimit të restaurimit të disa shtëpive që janë në mbrojtjen në zonë historike të qytetit të Prishtinës.”

Punimet rreth restaurimit të pritoreve kanë filluar ditën e hënë dhe pritet të zgjasin 3 javë.