Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Pranvera sivjet më pak lule në Prishtinë

Lulet pranverore si petunia, begunia, tagetis, viola dhe krizantema, janë lulet që po e zbukurojnë Prishtinën. Por, krahasuar me vitet paraprake, përveçqë janë mbjellë me vonesë, edhe numri i tyre është përgjysmuar.

Deri më tani në kryeqytet janë mbjellë vetëm 500 mijë lule, ndërsa për të tjerat premtuan se do të mbillen deri në fund të muajit maj.

“Çdo pjesë e qytetit të Prishtinës është duke u punuar me kapacitetin maksimal. Kanë ndikuar disa faktorë përpos pandemisë, po ashtu dhe fluksi i madh i ardhjes së fidanëve. Nevojitet një organizim shumë më i mirë, por është dashur edhe një fuqi më e madhe punëtore për mbjelljen e tyre. Jemi duke punuar sipas planifikimeve të Komunës dhe ne si ndërmarrje do t’i kryejmë të gjitha obligimet deri në fund të muajit”.

Lulet u mbollën me vonesë, ngase prioritet për Drejtorinë e parqeve ishin drurët, thotë e para e kësaj drejtorie, Fatime Hajdrari.

“Gjatë kësaj kohe kemi qenë të angazhuar edhe në mbjelljen e fidanëve të lartë të cilët drejtoria i ka blerë me buxhetin e saj, që janë diku rreth 12 mijë fidanë. Për këtë arsye punëtorët kanë qenë të angazhuar edhe me mbjelljen e drurëve dhe për këtë arsye jemi pak më vonë me planin e mbjelljeve të luleve sezonale”.

“Vitet paraprake, ndërmarrja publike “Hortikultura”, e cila kanë kontratë me Drejtorinë e parqeve, ka arritur të kultivojë deri në 1 milion lule, ndërsa këtë vit për herë të parë kemi 1 milion e 200 mijë lule sezonale”.

Edhe Mbi 1 milion lule sezonale bëhen gati për pranverë SOT Mbi 1 milion lule sezonale bëhen gati për pranverë

Deri në fund të muajit do të mbillen 1 milion e 200 mijë lule në kryeqytet, ka shpjeguar Rakovica.

Ndërkaq, Komuna e Prishtinës me buxhetin e këtij viti kishte ndarë 20 mijë euro për kultivimin dhe mbjelljen e më shumë luleve në kryeqytet, si dhe 200 mijë të tjera për zgjerimin e hapësirave të gjelbra me fidanë dhe drurë.