E praktikon më shumë se dy dekada. Kjo është Jehona Xhaferi, praktikuese dhe instruktore e jogës. Ani pse me profesion është profesoreshë e gjuhës angleze në UP, ajo pjesën më të madhe e kalon duke medituar në natyrë.
Pasi hoqi telashet me veten, 51-vjeçarja vendosi t’u dalë në ndihmë edhe të tjerëve që vuajnë nga stresi dhe lodhja e përditshme duke i trajnuar me kurse të jogës.
Agimi dhe muzgu thotë se janë koha më e përshtatshme për ta praktikuar jogën.
Ajo më në detaje e shpjegon jogën dhe ndikimin pozitiv në shëndetin mendor dhe mirëqenien fizike.
E janë vajzat dhe gratë ato që e pëlqejnë më shumë këtë disiplinë.
Pos Jehonës, tash 10 vjet edhe Abdyl Duriqi është njëri ndër praktikuesit e Jogës. Ai tregon në detaje se si e nisi këtë. Thekson se tani ndihet më i ri dhe i shëndetshëm.
Sipas instruktores, ekzistojnë disa lloje të praktikimit të jogës, teksa dobitë janë të shumëfishta.
Edhe
Joga si lëndë zgjedhore te nxënësit e Prishtinës
Duriqi apelon te të gjithë që të bëjnë joga, pasi që kjo është njëra ndër mënyrat për të qenë më e shëndetshme.
Ndër të tjerash, ai tregon se Tajlanda është vendi që e viziton më së shpeshti për të vetmen arsye, praktikimin e jogës nga vendi ku më së shumti praktikohet kjo disiplinë.
Jehona Xhaferi dhe Abdyl Duriqi thonë se me joga, ata arritën ta përmirësojnë ndjeshëm shëndetin e tyre.