Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Piktura me mesazhe kundër narkotikëve e alkoolit

Takimet i kanë të shpeshta si grup të rinjsh që përmes artit përpiqen të përcjellin mesazhe.

Në një qendër ditore, Rrahimja, Frosina dhe Erblina i ekspozojnë pikturat që i kanë punuar me temë për dëmet që shkakton konsumimi i narkotikëve, duhanit e alkoolit.

Qëllimi i tyre është që t’i vetëdijesojnë të rinjtë, por edhe moshat madhore që të qëndrojnë larg substancave e pijeve alkoolike.

Secila pikturë e punuar në detaje flet për shkatërrimin e shëndetit nga këto shprehi.

Me radhë ato i shpjegonte Frosina, një pjesë të të cilave i kishte punuar vetë ajo.

Pikturat artistike e me mesazhe, të rejat do t’i ekspozojnë edhe para masës e të ftuarve.

Edhe Alarm për trendet e drogës, ulet mosha e përdoruesve e rritet numri i atyre që marrin kokainë Arbëri 1 muaj më parë Alarm për trendet e drogës, ulet mosha e përdoruesve e rritet numri i atyre që marrin kokainë

Periudha gjatë punës ekipore të të rinjve mbetet e preferuara e tyre, pasi që kishin shkëmbyer ide të ndryshme se si mund të dukeshin këto piktura.

Entuziast e kreativ për këta të rinj është vetëm ekspozita e parë, por që nuk do të lënë rast që idetë e tyre t’i shprehin edhe për tematika të tjera që e preokupojnë direkt shoqërinë.