Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Personat e verbër promovojnë vlerat përmes artit

Është shumë e zonja në pikturë. Është kjo Yllka Berisha, e cila shquhet në art përkundër dobësive në të parë.

Ajo erdhi nga Prizreni në Prishtinë, që ta prezantojë ekspozitën e saj për banorët që frekuentonin sheshet.

“Këto punime të cilat po i shihni janë piktura dhe punime tona të cilat shprehin talentin tonë. Shpresoj që masa mund t’i shikoj. Ne kemi dal për mi promovuar talentet tona pavarësisht që e kemi një jetë në errësirës, ne i kemi verat tona të mirëfillta”.

Piktorja u apelon të gjithëve që vështirësitë që mund t’i kenë, të mos i ndalin në realizim të ëndrrave e synimeve.

“Të gjithë personat e verbër të cilët mendojnë që kanë talent të dalin të shpalosin aftësitë e tyre, talentet e tyre se pavarësisht që jemi të verbër e kemi intelektin, mendjen dhe jemi si të tjerët. Kurse në mbarë masën le të na trajtojnë si të barabartë edhe ne jemi pjese kontribut dhënëse e kësaj shoqërie”, deklaroi Berisha.

Edhe “I am free” me gjykimet e paragjykimet midis botës femërore Kulturë “I am free” me gjykimet e paragjykimet midis botës femërore

Kjo ekspozitë ka mbledhur artistë të talentuar të pikturës nga të gjitha komunat. Havushe Tushaj është një 15-vjeçare e cila jeton në Kaçanik. Arti për të është vetë jeta.

“Për herë të parë talentin ma kanë zbuluar familja pastaj profesorët e artit në shkolle, gjithmonë më ka pëlqyer piktura, muzika dhe instrumenti muzikor piano. Këtu kam dalë që t’u tregoj të tjerëve talentin tim në art, shpresoj që të shiten pikturat e mia”.

E Shemsije Shabani në shesh solli punime dore për t’i shitur.

“Jam organizatore e shoqatës së verbërve në Gjilan, kam ardhur këtu për të shfaqur punimet e mija me grep dhe krabza”.

Emine Prekaj-Kuqi, organizatore e aktiviteteve në Shoqatën e Personave të Verbër, tregon se ky aktivitet për herë të parë është organizuar në Kosovë me qëllim të promovimit të talenteve të personave të verbër.

“Organizimi është bërë për nder të Louis Braille. Për herë të parë organizohet në Kosovë, pjesëmarrës kanë qene një numër i vogël për shkak të masave kufizuese, sepse nuk është lejuar të organizohet një event më i madh. Aktiviteti ka qene i hapur i kanë ekspozuar punimet e të verbërve. Ka qene edhe ekspozita live prej dy vajzave të cilat kanë qenë prezent sot”.

Ajo thekson se institucionet duhet të kthejnë vëmendjen nga personat e verbër.

Edhe Kërkohet mbështetje më e madhe për fëmijët me aftësi të kufizuara Arbëri Kërkohet mbështetje më e madhe për fëmijët me aftësi të kufizuara

“Në shoqatën tonë ka mjaftë talent ashtu siç e patë edhe ju. Pra me pikturë, artizanate, me prodhime të drurit por nevojitet mbështetja institucionale”.

Ky aktivitet u përkrah nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nga e cila dhe dikasteret e tjera kërkohet më shumë mbështetje institucionale.